Kerret e s’ardhmes munden me qenë vdekjepruse

Sistemet me prekje në kerre që kanë me i lejue shoferët që të kontrollojnë rrjetet sociale kur janë në vollan kanë me shkaktue edhe më shumë aksidente rrugore.

Ekranet që kanë me kallxue Facebook e Twitter, që janë të disponueshme në modelet e reja Toyota, Audi dhe Honda, janë konsiderue si “gracka vdekje” nga kompanitë e sigurimeve.

Ata thonë se 90% e aksidenteve shkaktohen nga hutimi dhe këto avancime të reja teknologjike kanë me i hutue edhe ma shumë drejtuesit e kerreve.

Gary Rae, nji ekspert amerikan i sigurisë rrugore, thotë se “fatkeqësisht, mbas këtyne të rejave qëndrojnë njerëzit e marketingut dhe jo ata që merren me siguri”.