Kerri pa vollan në vitin 2021!

Kerret e autopilotueme janë e ardhmja e këtij sektori dhe kur thuhet e ardhmja, nuk bahet fjalë për shumë larg.

Prodhuesit ma të mëdhaj të automjeteve janë vnu në garë me kohën për me dalë me nji mjet të tillë dhe Ford tashma ka dalë me nji datë konkrete.

Gjiganti amerikan i prodhimit të kerreve njoftoi se në vitin 2021 ka me prodhue në masë, kerre ‘të pamvaruna’ dhe ka aq besim te realizimi i këtij objektivi me sukses, sa thotë që ka me i nxjerrë edhe pa vollan bile.