Kerri super-sportiv i Mercedes që kushton 4 mln dollarë (foto)

Mercedesi muejin e kaluem ka konfirmue se vitin e ardhshëm ka me prezentue kerrin-sportiv, i cili mundet me u dokë si në këto foto, të publikueme nga “Auto Zeitung”.

Këtë hiper-kerr të ri, i cili lejohet me lëvizë edhe në rrugët e qyteteve, edhe pse ka teknologjinë si në “Formula 1”, po e krijon Mercedes-AMG. Kerri quhet Mercedes-AMG R50, për nder të 50-vjetorit të AMG.

Mercedes-AMG R50 ka me pasë motor benzin 1.6 litër, dhe motor elektrik. Parashikohet që ky hiper-kerr me peshue vetëm 1 mijë kilogramë. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ky super kerr ka me arritë deri ma pak se 2,5 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 354 km/h.

Ky kerr pritet me kushtue rreth 4 milionë dollarë.

20161105195415192 20161105195423628