Këshilla, të cilat e përmirësojnë baterinë në iOS 10

Limitoni shërbimin e Location

Shumë programe që ju instaloni kërkojnë shërbimin e Location, dhe ky funksion me siguri konsumon bateri edhe pse ju nuk po e përdorni atë. Shkoni te menu Settings -> Privacy -> Locations Settings, mund të ç’aktivizoni këtë shërbim për programet që nuk ju duhet.

Intensiteti i dritës së ekranit

Edhe ky funksion konsumon baterinë nëse intensiteti i dritës së ekranit asht në maksimum. Në lidhje me këtë, na ju këshillojmë të përcaktoni mënyrën automatike të rregullimit të intensitetit. Ky funksion mund të menaxhohet nga menu Settings -> Display & Brightness

Bllokimi i sistemit në intervale kohe ma të shkurta

Funksioni Lock i iOS ndodh në nji interval kohe të përcaktueme, nga momenti që ju nuk po e përdorni. Tue ulë intervalin e kohës, sistemi bllokohet ma shpejt nga momenti që nuk po përdoret ma, tue kursy kështu baterinë. Funksioni Lock mund të rregullohet te menu: Settings -> Display & Brightness -> Auto-Lock

Limitimin e programeve që përditësohen në Background

Shumë programe që instaloni në sistemin operativ, vazhdojnë me kry funksionin e tyne edhe kur nuk po i përdorni, pra kur ndodhen në Background. Tue limitue shumë nga këto programe që të mos përditësojnë veten e tyne kur ndodhen në këtë status, mund të përmirësoni ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë. Për të menaxhue programet që egzekutohen edhe në Background duhet të shkoni në menu-në: Settings -> General -> Background App Refresh.