Ky asht modeli i Mercedes GLC Cabrio

Mercedes GLC Cabrio

Kompania prestigjioze gjermane Mercedes, javën e kalueme në panairin e kerreve në New York ka promovu zyrtarisht modelin GLC Coupe, por disa njoftime pohojnë se kjo kompani gjermane asht tue mendu edhe për versionin Cabrio për këtë model, tue u bazue në Range Rover Evoque.

Inxhinieri kryesor për GLC, CLS dhe E-Class, Michael Keltz, ka thanë se ai personalisht asht nji fans i Range Rover Evoque Cabrio, dhe se projekti GLC Cabrio mund të jetë i mundun tue pasë parasysh popullaritetin në rritje të modeleve SUV me çati të konvertueshme.

Gjithashtu, Keltz ka shtu se kjo do të ishte kënaqësi dhe se në fakt nuk do të perbante nji sfidë të madhe inxhinierike.

Momentalisht nuk ka vend për këtë lloj modeli në kompani dhe nëse GLC Cabrio merr dritën jeshile, atëherë nji tjetër model do të duhet të hiqet nga loja.

Gjithashtu, nji dizajner i pamvarun tashma e ka ba nji pamje të mundshme, të cilën mund ta shihni në fotografinë e mesipërme, të GLC’s në version Cabrio i cili për shkak të çatisë së konvertueshme ka humbë nji palë dyer.