Kështu mundeni me kuptue që po ju përgjohet telefoni dhe këto janë mënyrat për me u ruejt

Un operatore impegnato in un'intercettazione ANSA/ SILVI

Telefonat janë përgjue në çdo kohë dhe sërish përgjohen. Po a mundet që na ta kuptojmë që na përgjojnë? Qysh ta kuptojmë që telefoni ynë asht nën përgjim? Për të kuptue nëse përgjoheni ose jo duhet të kini parasysh këto informacione:

1 – Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuej. Bateria e telefonit përdoret në rastet e dërgimit të SMS’ve apo informatave me za, ose gjatë aktivizimit të mikrofonit pa kabllo.

2 – Nëse qëndrueshmënia e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike se sa në rastet e zakonshme, madje edhe mbas vendosjes së baterisë së re, telefoni juej me gjasë përgjohet.

3 – Kontrollone temperaturën e telefonit tuej. Bateria bahet e nxehtë kur përdoret, ndërsa nëse ju nuk e keni përdorë telefonin dhe bateria asht e nxehtë, atëherë kjo len me u kuptue se telefoni po shfrytëzohet pa njohuninë tuej.

4 – Shihni punim të çuditshëm të telefonit. Nëse telefoni juej fillon befasisht të ndalet dhe lëshohet vetvetiu ose ju nuk mund ta ndalni, atëherë mund të ndodhë që dikush tjetër shërbehet me telefonin tuej.

5 – Kushtoni randësi mesazheve të kodueme. Nëse merrni nji mesazh tekstual në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të fjalëve, ky mundet me qenë kallxues i tentimit të transmetimit të të dhanave nga personi i tretë.

6 – Ndigjoni zanat paralel kur jeni tue bisedue. Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhanave, sinjaleve ose zanit, por shkaktar mund të jetë edhe pajisja të cilën nji i tretë e përdor për përgjimin e telefonit tuej.

7 – Kushtoni vëmendje gjendjes së kredive. Nëse vëreni se keni shpenzue diçka shtesë, ndërsa ju nuk e keni shfrytëzue, atëherë me gjase dikush tjetër e shfrytëzon telefonin tuej.

8 – Nji nga mënyrat ma të përhapuna së fundi të përgjimit asht instalimi i nji aplikacioni përgjues në telefonin tuej, i cili çdo komunikim tuejin e dublon dhe e dërgon në nji pajisje tjetër.

9 – Aplikacioni “FlexiSPY” i cili u reklamue si program qe “lejon perdoruesit e ketij programi të kqyrin nëse i tradhton grueja”, asht në fakt i shtrejtë dhe punon vetëm në aparatura telefonash, të cilat mbështeten në platformen S60 të Nokias.

10 – Nji mënyrë tjetër e përgjimit të telefonit asht dhe nga kodi i telefonit IMEI. Nëse dikush ka akses në telefonin tuej dhe kodin IMEI, edhe vetëm për pak minuta, jeta juej mund të kthehet si nji libër i hapun për të gjithë. Disa programe përgjuese janë aq të sofistikueme, të cilat regjistrojnë bisedat tueja, madje edhe në qoftëse nuk përdorni telefonin. Edhe mesazhet e fshime me anë të nji teknologjie të lirë mund të gjenden. Përgjimi kërkon dy gjana: kodin IMEI për telefonin dhe programin për t’u lidhë me këtë kod. IMEI “Pajisje telefonike identifikuese” asht nji numër unik që ndodhet në baterinë e telefonit. Ka tre vende që përgjuesit të gjejnë kodin tuej IMEI.

*Nga kontrata me kompaninë e telefonit psh me iPhonin

*Nga bateria

*Ose thjesht, tue shtypë në tastierë *06*

Programi i përgjimit me anë të telefonit asht shumë i lirë dhe gjendet në qindra faqe në internet, ose thjesht mund të instalohet, tue u shkarkue nga interneti në telefonin tuej, i cili zgjat pak sekonda.

Kombinimi i programit në telefonin tuej personal me numrin IMEI, dhe të tjerët mund të përgjojnë, tue monitorue aktivitetet tueja me anë të nji kompjuteri në shtëpi ose smartphoni. Ndaj kini kujdes.

Qysh me mbrojt veten nëse mendoni se po përgjoheni?

1 – Nji nga masat paraprake që mund të ndërmerret kundër përgjimit asht formatimi i shpeshtë i telefonit tuej. Nji gja e tillë mund të kryhet me butonin “factory reset”

2 – Heqja dhe vendosja e baterisë asht nji mënyrë tjetër e shpejtë për të ndërpre përgjimin.

3 – Prekeni telefonin tuej gjatë kohës kur ju nuk e përdorni atë, nëse bateria asht e nxehtë, kjo don me thanë se telefoni juej po përdorët nga dikush tjetër ndërkohë

4 – Të keni parasysh se bateria asht e nxehtë kur telefoni asht në përdorim ose mbas mbushjes.

5 – Telefonin tuej mund ta mbroni ne këto raste edhe me ndonji program antivirusi.

6 – Mos merrni nji program, të cilin nuk e njihni nëpërmjet Bluetooth kur ndodheni në nji ambient të jashtëm, megjithëse përgjimet e vërteta nuk bahen asnjiherë nëpërmjet Bluetooth si edhe programeve te cilat futen nëpërmjet SMS në telefon. Përdoren zakonisht metoda të tjera dhe zakonisht bahen me aparate të inkriptueme.