Këtij telefoni nuk ja kalon askush për kamerë

Deri në fillim të vitit 2016, iPhone 6S Plus ishte telefoni me kamerën ma të mirë në treg, por kjo ndryshoi shpejt.

Samsung Galaxy S7 hyni në Fror të vitit 2016 me kamerë edhe ma të mirë. Por, tash që kanë kalue disa muej, telefona të rij janë futë në garë, tue premtue se kanë me i mposhtê kundërshtarët në çdo garë.

Ma i fundit që e synonte këtë ishte Oneplus 3, i cili erdhi me 6 GB RAM, ma shumë se kushdo; me procesor tepër të fuqishëm dhe çdo parametër tjetër në maksimum. Po kamera?

Ekspertë të mediave të ndryshme teknologjike krahasuen menjiherë telefonët, tue futë edhe Oneplus 3 në garë, dhe rezultati ishte se ndonëse në kushte me dritë të mirë, Oneplus 3 fotografonte njisoj, në errësirë e në detaje të tjera.

Samsung S7 mbetet mbreti i kamerës ma të mirë për momentin.