Këto gjana s’duhet me i ba asnjiherë në nji WiFi publik

Network’at publikë Wi-Fi, si kafenetë, aeroportet apo hotelet munden me qenë shumë komode, por nuk janë aq të sigurta sa munden me u dokë.

Edhe nëse passwordi yt asht shumë i gjatë dhe i koklavitun, ka metoda që të huejt i zbulojnë gjithmonë.

Dhe, pikërisht për këtë arsye dhe për faktin që shumë Wireless në vendet publike ofrojnë mundësi pa fund për hapjen e adresave dhe llogarive, duhet me kallxue ma shumë kujdes derisa hap profilet personale.

Kujdes duhet me pasë kryesisht me disa pika të cilat jo vetëm munden me cenue privatësinë, por në të njajtën kohë janë edhe rrezik personal.

Nji ekspert sigurie, Shaun Murphy, ka nda disa këshilla që duhen mbajtë parasysh në raste kur përdor nji Wi-Fi publik.

Qe çka duhet me dijtë:

-Mos kontrollo email’e dhe llogaritë bankare

-Shmang shpërndamjet aksidentale

-Kontrollo faqet që nuk janë të sigurta

-Shmang përdorimin e aplikacioneve të ndryshme.