Këto janë mënyrat e reja të mashtrimit përmes WhatsApp’it

“I nderuem klient, llogaria juej ka me u bllokue vetëm për disa sekonda si pasojë e ofertave të fundit të kompanisë Zara.

Nëse doni të jeni ndër të parët që të përfitoni nga nji ulje e tillë, ju lutem klikoni në këtë link”.

Nëse dikush prej jush ka marrë nji mesazh të tillë në rrjetin social, WhatsApp, e para gja që duhet të bajë asht me fshi atë menjiherë, sepse bahet fjalë për tentativën e radhës, mashtrimi ma i ri, i cili ka si target krejt përdoruesit e WhatsApp’it.

Ky mashtrim vihet në zbatim nga profesionistë të fushës së inxhinierisë informatike, të cilët dërgojnë të njajtin mesazh në nji numër të caktuem përdoruesish të rrjetit WhatsApp dhe në momentin që dikush prej jush e klikon atë link llogaria juej bllokohet dhe mashtruesi mund të keqpërdorë të gjithë informacionin që ju keni në WhatsApp simbas dëshirës së tij.