Këto janë modelet e çmenduna të Jeep

Në çdo vit, Jeep zbulon koncepte të çmenduna për klientët e tij.

Por konceptet e sivjetme kanë kalue çdo parashikim.

Kjo për shkak se tue u frymëzu nga 4x4s, Jeep ka realizu nji motor V8 707-kuej fuqi.

I quejtun Trail Cat Jeep, ai asht nji krijim i fuqishëm i disenjatorëve të kompanisë.

Nën ngjyrën e ndritshme të gjelbër, së pari ata zgjeruen bazën e timonit, naltësinë e xhamave, naltësinë e rrotave, rimodelimin e sendiljeve sportive tue i dhanë kështu nji qendrim të veçantë.

Sigurisht, ky asht vetëm fillimi i koncepteve Jeep.

Disenjatorët e 4×4 kanë kriju edhe versionin kamion i quejtun Komandantin Renegade.

Po ashtu frymëzu nga xhipi ushtarak Crew Chief 715, ata prodhuen nji model të quejtun FC 150, po aq i fuqishëm.

Nji tjetër rimodelim i tyne asht edhe Jeep Shortcut. Ky automjet me bazë amerikane 1950 vjen me nji trup ma të shkurtuem dhe anë funksionale të thjeshtësueme.