Kina hap urën e xhamit ma të gjatë dhe ma të naltë në botë

Nji urë prej xhami asht hapë për vizitorët në Kinë. Ura ma e gjatë dhe ma e naltë në botë lidh dy shkambij malorë, të njohun si malet Avatar, në provincën Hunan. Ajo asht e gjatë 430 metra dhe shtrihet në 300 metra naltësi mbi tokë.

Ndërtimi i saj ka përfundue në Dhetor dhe ka kushtue 3.4 milionë dollarë.

Simbas zyrtarëve, ura e projektueme nga arkitekti izraelit, Haim Dotan, ka vnu tashma rekordin botnor për arkitekturën dhe strukturën e saj.

244370 244372 244373

244374