Kina kercenon: iPhone ka me psue nese Trump nis lufte tregtare me neve!

apple-china-business-revenue

iPhone’at e Apple dhe te mirat amerikane, sidomos industria e kerreve kane me u damtue rande me shitjet e tyne ne Kine, nese Presidenti i zgjedhun Donald Trump ka me implementue planin e tij ‘naiv’ qe importeve te produkteve nga Kina ne Amerike me ju fut taksa te nalta, shkruen gazeta e afert me qeverine kineze, e raporton CNBC.

Gjate fushates, Trump ka fole per nji ngritje prej 45 per qind te tarifave te importit ne produktet nga Kina. Nese diçka e tille ndodhe, atehere Kina ka me jau kthy me te njajtin çmim, komenton Global Times.

“Porosite qe Kina ja ka ba prodhuesit te avionave Boeing mujn me u zavendesue me Airbus. Insdustria amerikane e kerreve dhe shitja e iPhone’ave ne Kine kishin me pague shtrejt kete vendim eventual…si dhe KIna kishte me zvoglue dukshem numrin e studentave kinez qe po studiojne n’SHBA”, shkruen Global Times, e sjell CNBC .

Ne kerkesen e CNBC qe ja ban Apple me komentue kete shkrim, ata nuk gjegjen.
104105895-rtsnywv-530x298