Kina me këtë super-avion ja kallxon muskujt rusëve e amerikanëve (foto-video)

Kina asht ende larg forcës ajrore të Shteteve të Bashkueme dhe të Rusisë, por vendi i madh aziatik asht tue e ngushtue me hapa të shpejtë hendekun me dy superfuqitë e tjera ushtarake botnore.E pikërisht këtij objektivi i sherben edhe prezentimi i avionit bombardues J-20, i shfaqun për herë të parë në publik në provincën Guangdong.

Avionët janë të pajisun me teknologjinë e fjalës së fundit dhe të pakapshëm nga radarët, çka ka ba që shumë ekspertë të aviacionit ushtarak me cilësue atë nji kopje të modelit amerikan F-22 Raptor, prodhue nga LockHeed Martin, transmeton Top Channel.

Mbrenda nji dekade Kina pritet me u shndërrue në vendin ma tërheqës për industrinë e aviacionit, si civil ashtu edhe ushtarak.

Sa i përket këtij të fundit, Presidenti Xi Jinping asht angazhue me forcue dhe modernizojë ushtrinë, sidomos në jug-lindje të vendit, aty ku ka konteste me pjesën ma të madhe të vendeve fqinje për ujnat në Detin e Kinës.

7-avioni
6-avioni
5-avioni
4-avioni
3-avioni
3-avioni
1-avioni