Kina prezenton radioteleskopin ma të madh në botë

Autoritetet vendore të provincës Guizhou kanë fillue procesin e zhvendosjes së rreth 8 mijë banorëve, për të mundësue funksionimin këtë muej të radioteleskopit ma të madh në botë, tha Radioja Shtetnore e Kinës.

Teleskopi Sferik me diametër 500 metra, i njohun edhe si FAST, ka me qenë ma i madhi në botë, tue lanë mbas Observatorin e Arecibos në Porto-Riko me diametër 300 metra.

Simbas shkencëtarëve, FAST asht tepër i ndjeshëm dhe mundet me i kapë edhe mesazhet ma të dobëta nga hapësira.