Kina vnon 10% taksë ma shumë për “super kerret”

Kina ka miratue nji taksë shtesë 10% mbi “super kerret”, tue përfshi Ferrari, Bentley, Aston Martin dhe Rolls-Royce.

Taksa, hyn në fuqi te kerret që kushtojnë ma shumë se 1.3 milion juan ($ 189,000; £ 151.024), ka për qëllim frenimin e shpenzimeve dhe reduktimin e emisioneve, thanë autoritetet.

Ajo asht pjesë e nji përpjekjeje ma të gjanë nga ana e autoriteteve kineze ndaj personave që duen me ra shumë në sy, të cilët shpenzojnë pa kanar në kerre të shtrejta.

Kina asht nji treg kryesor për prodhuesit e kerreve luksoze.