Kisha Katolike me aplikacion për ‘gjynahçarët’ me u rrëfye (foto)

Një aplikacion i ri ka me ju dhanë mundësinë katolikëve që me i rrëfye mëkatet e tyne në smartphonat e tyne.

Aplikacioni katolik, i krijuem nga Musemantik pritet me u lansue në fillim të 2017’s në Skoci me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së masës në meshat e shejta dhe rritjen e numrit të rrëfimeve, tue përdorë harta interaktive të cilat u kallxojnë përdoruesve se ku ndodhet kisha ma e afërt në të cilën munden me arritë shpejt.

Aplikacioni asht quejt “Sindr”. Themeluesi i Musemantik, Maciej Zurawski ka thanë: Websajtet po humbin popullaritetin e tyne dhe për këtë arsye ajo që duhet në gjeneratën e telefonave të mençun asht nji aplikacion, që asht tamam si nji shok që ju inspiron. Ky asht vizioni që mshefet mbrapa aplikacionit katolik.

3aaab02000000578-3962270-image-a-4_14798510987121480246497 3aaab01800000578-3962270-image-a-5_14798511195981480246496