Kjo asht anija e ‘padukshme’ me të cilën SHBA do t’i kontrollojë detnat!

anijaaa

Anija amerikane “USS Zumwalt (DDG 1000)” ka fillue të duket këto ditë.

Ajo do të konvertohet në shkatërrimtarin ma të avancuem të Shteteve të Bashkueme, me të fillue së kontrolluemi detnat nga fundi i këtij viti.

Kapaciteti i saj për t’u ba ‘e padukshme’ dhe për t’u kamuflu nga radarët, ndodhë falë nji sërë reflektorësh, të cilët po ashtu ja mundësojnë që të detektojë çfarëdo lloj anije shumë kilometra larg saj.

Me nji gjatësi prej 180 metrash, 24,6 metra e gjenë dhe me nji thellësi prej 8,6 metrash, kjo anije gjigante luftarake peshon rreth 15 mijë tonelata dhe mund t’i zë nja 140 marinarë.

Ndërtimi i saj ka zgjat katër vjet, ndërkaq për ndërtimin e saj janë shpenzue katër miliardë dollarë.

Ka fuqi prej 105,000 kuaj fuqi dhe arrin shpejtësinë deri në 56 kilometra n’orë, ndërkaq në të mund të vendoset armatim i ndryshëm.