Kjo asht arma qe ka me shpetue Tokën nga asteroidët!

Shkencëtarët kanë ndertu armën e fundit fantastiko-shkencore që do të perballojë asteroidët.

Sistemi njihet me emnin “DE-STAR”, arma me rreze lazer asht ndërtu për të ndërvepru me shkembijtë hapësinor.

Si koncept në fakt ka qarkullu për disa vite, por dokumente të reja flasin për nji zgjidhje konkrete dhe praktike për të shmang objektet që kercënojnë Tokën.

Ndërkaq, nji tjetër sistem, ma i vogël se ky po projektohet, dhe quhet “DE- STARLITE”.

“Në përgjithësi, teknologjia sot na përgjigjet”, thotë Qicheng Zhang, nga universiteti i Californisë, Santa Barbara, nji nga autorët e projektit.

“Sfida kryesore e ndërtimit të nji “DE-STAR” të plotë asht shkalla e nevojshme e përmasave të saj që të jetë efektive”, vijon Zhang.

Ai shpjegon se lazeri asht në gjendje të lëvizë apo të avullojë nji asteroid që perban nji kercënim për Tokën.

Ai thotë se nji sistem mbrojtës orbital planetar mund të nxehë asteroidin deri në avullimin e tij.