Kjo asht bateria gjigante e Samsung Galaxy C9

2-samsung

Kohët e fundit telefoni në pritje i Samsungut, Galaxy C9, asht shfaqë disa herë në plotë webfaqe të njohuna, tue zbulue disa nga specifikat kyçe.

Samsung Galaxy C9 ma parë asht shfaqë në webfaqen e njohun si GeekBench, AnTuTu dhe Zauba, tue zbulue specifikat kyçe – ekran 6-inç Full HD, procesor Snapdragon 652, 6 gigabajt RAM memorie, si dhe kamerën prej 16 megapikselë. Nji detaj që mungonte tanë kohën ishte kapaciteti i baterisë.

Të dhana në lidhje me kapacitetin e baterisë janë zbulue mbasi Galaxy C9 asht certifikuaenga FÇ. Siç mund të shohim nga fotografia, FÇ zbuloi numrin identifikues të certifikatës: A3LSMC9000, dhe C9 ka me ardhë me baterinë me kapacitet prej 4 mijë mAh.

auto_bateria1475943884