Kjo asht bateria që krejt e duem për telefonat tonë

Disa shkencëtarë të Universitetit të Florida’s Qendrore kanë krijue nji bateri që “ka me ba revolucion në botën e teknologjisë”.

Kjo bateri që pritet me mbajtë telefonin të mbushun për të paktën nji javë, ende asht në fazën e testimeve dhe pritet me dalë frik.

Veçoria kryesore e baterisë së re asht mundësia që ajo të mbushet për pak sekonda dhe me ndejt e mbushun për shumë gjatë.

Mbasi u krijue metoda e re për super-kapacitet, këta shkencëtarë kanë krijue mundësinë e ruejtjes së energjisë, aq shumë sa që pritet me qenë e ardhmja e automobilave, pajisjeve teknologjie dhe telefonave.