Kjo asht bicikleta e ‘mençun’ me 4 giga

Kompania LeEco ka hedh në treg produktin e saj ma të veçantë “Le Syvrac”.

LeEco në biçikletën “Le Syvrac” përdor softuerin “Google Android” në nji ekran 4-inç i cili asht i vendosun në mes të vollanit.

Biçikleta asht plotësisht e bazueme në teknologji.

Kompania ka instalue lazer të cilët leshojnë rreze të kuqe të dritës në çdo anë të biçikletës, në mënyrë që të vërehet më lehtë në komunikacion.

Punon me nji procesor me katër bërthama, ka 4 gigabajt RAM memorie, dritën e përparme, sensorin për matjen e rrahjeve të zemrës, altoparlantin e integruem dhe kamerën.

Kjo biçikletë e kompanisë LeEco tashma asht në shitje në Kinë, madje mund te shitet edhe në tregjet e tjera jashtë Kinës me nji çmim prej rreth 800 dollarë ma shumë se versioni me kornizë prej karboni që kushton mbi 6 mijë dollarë.