Kjo asht çmenduni, Audi ec me 350 kilometra n’orë (video)

Në rrjetet sociale asht hedh nji video që besohet të jetë xhirue në Spanjë, që e tregon nji Audi RS6 Avant, tue lëviz me 350 kilometra në orë.

Treguesi në pjesën e majtë e tejkalon shpejtësinë e parapame, ndërsa në mes shfaqet numrat me levizjen reale që asht tue e ba kerri.

Krejt çka dihet asht se ky kerr i ka 605 kuajfuqi, ndërsa nuk shihet se kush asht në vollan.

“Çmenduni shpejtësie, uroj që kjo ka ndodh në ndonji pistë të kualifikueme”, asht nji koment për rastin.