Kjo asht fabrika sekrete e Iphone n’Kinë

Të rreshtuem me nji precizion ushtarak, qinda punëtorë presin në radhë për të prodhu mobilat iPhone në nji prej fabrikave ma sekrete të kompanisë gjigande Apple, raporton Daily Mail.

Të veshun me setra rozë dhe kapuça të kaltër, punëtorëve ju skanohet mjeti i identifikimit përpara se të nisin punën.

Por perseri nuk lejohen të hyjnë n’ambientet e mbrendshme pa ju nënshtrue nji skanimi për njohjen e fytyrës.

Pegatron Corp ka 50 mijë të punësuem për prodhimin e telefonave iPhone në fabrikën e tyne në Shangai.

Fabrika asht sa 90 fusha futbolli.

Derisa hyjnë mbrenda, punëtorët i nenshtrohen kontrollit përmes detektorëve metalikë.

Qellimi asht që jashtë fabrikës të mos dalë asnji video që mund të japë detaje për teknologjinë e përdorun.

Shkallët kanë rrjeta për të shmang incidentet ose vetëvrasjet.

Fotot janë publikue nga vetë kompania Apple mbas presionit në rritje për të zbulu detajet e fabrikës.

Nji punëtor këtu mendohet se fiton rreth 230 sterlina në muej.

Nji iPhone 6 në Kinë kushton rreth 480 sterlina.

Para disa javësh, nji familje në Kinë akuzoi fabrikën tue thanë se djali i tyne kishte vdek mbasi punonte mbi 12 orë në ditë.

Kompania thotë se procesi mbikëqyret rreptësisht dhe punëtoret i zbatohen kodit të punës.

Familja e tij mori nji damshpërblim prej 8.300 sterlinash.

Në total janë shitë 74.5 milionë iPhone gjatë tre muejve të fundit.

 

9-iphone

 

8-iphone

 

7-iphone

 

6-iphone

 

4-iphone