Kjo asht metoda qysh keni me zbulue nëse dikush po ju vjedh Wi-fi

Në qoftë se dyshoni se dikush po përdor internetin tuej, atëherë shkoni në “router’s administration page” dhe kyçuni tue shtyp në kutinë e adresës “192.168.1.1” ose “192.168.2.1”.

Sapo ta bani këtë në opsionin “wireless configuration,” “wireless status,” ose në listën “DHCP client” mund të shikoni numrin e pajisjeve që janë të lidhun më qendrën tuej të internetit.

Nëse aty shikoni gjashtë të tilla, ndërkohë që në shtëpi keni vetëm katër, atëherë dikush mund të jetë tue përdor pa lejen tuaj Wi-Fi.

Nëse zbuloni këtë, atëherë ndryshoni fjalëkalimin e Wi-Fi suej dhe për me ba ma të sigurt akoma në menunë e wireless settings klikoni mbi ‘Service Set identifier (SSID)’ dhe ndryshojeni emnin me nji të ri.

Që në atë moment vetëm personat që dinë këto të dhëna mund ta përdorin internetin tuej.