Kjo asht nji risi e randësishme e iOS 10

Nji risi e vogël, por shumë e pritun, iOS 10 ka me ju ofrue mundësinë çdo përdoruesi që me i deinstalue aplikacionet origjinale Apple që janë të instalueme në iPhone dhe iPad. Pikërisht siç ndodh me aplikacionet e tjera, edhe aplikacione si Mail, Busulla apo Bursa, munden me u deinstalue nga iPhone.

Natyrisht, aplikacione si Phone dhe App Store, nuk munden me u deinstalue. Tanaa aplikacionet Apple që munden me u fshi nga pajisja juej, i gjeni në App Store, nëse dëshironi me i instalue ato përsëri.