Kjo asht pajisja që ju shetit n’ajër

Flyboarding asht shpik nga Frank Zapata në vitin 2012. Ajo nga nji risi tashma asht shndërrue edhe në pajisje të nji sporti konkurrues.

Frank Zapata asht pregadite për me revolucionarizue këtë fushë prapë, kësaj here me Flyboard Air. Ajo asht nji pajisje që rrin pezull n’ajër veç për me ju shetit juve në qiell.

Në video-demonstrim Zapata asht shfaq tue fluturue mbi këtë pajisje, në nji naltësi prej 30 metrash dhe nji shpejtësi prej 55 km/h gjatë fluturimit 3.5 minutash.

Thuhet se pajisja asht ende në fazën e prototipit dhe ka me vazhdue me ju nënshtrue testimit.

Edhe pse të mahnitun me pajisjen, komentuesit në Facebook e Youtube thonë se video mundet me qenë e rreme.