Kjo asht revole apo nji smartphone!

revole

Kjo asht pistoleta e prezentueme nga “Ideal Conceal” në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës, e cila kur asht e mbyllun asht identike me nji telefon inteligjent.

Madje kompania ka mendu edhe për detajet ma të hollësishme tue i vendos edhe dy kamera dhe vend për kufjet.

“Ideal Conceal”, kompani e prodhimit t’armëve të zjarrit ka prezentu nji pistoletë dygrykëshe që në pamje të parë asht e padallueshme.

Por, kur hapet shkrepja nuk asht ajo e nji aparati fotografik që përjetëson momente, por i vret ato.

Simbas “Daily Mail”, kompania po pret miratimin e patentës për këtë dizajn revole 380 kalibërshe.
Menjiherë mbas prezentimit të kësaj revole, shoqata kundër armëve ka reagu tue e cilësu si papërgjegjshmëni.

Autoritetet ligjzbatuese shprehin shqetësimin se kjo armë mund ta ndihmojë në rritjen e dhunës së armatosun në t’ardhmen.