Kjo asht risia e madhe e Shazam!

Vjen edhe përditësimi i shumëpritun i Shazam, që tani na lejon me përdorë aplikacionin edhe offline… Tash, Shazam na lejon me gjejtë nji kangë thjeshtë tue hapë aplikacionin, tue shtypë butonin e kaltert dhe tue e pozicionue telefonin afër burimit të muzikës.

Me këtë përditësim mundeni me përdorë Shazam edhe pa qenë të lidhun me internetin: mjafton me përdorë ate si zakonisht dhe Shazam ka me ju kallxue titullin e kangës që po e ngoni menjiherë në momentin kur keni me u lidhë me internet ma vonë.