Kjo asht risia e madhe e WhatsApp

Në WhatsApp tash bahen edhe videotelefonata. Ditët e ardhshme ma shumë se nji miliardë përdoruesit e saj në tanë botën munden me shkarkue përditësimin e aplikacionit të mesazheve ma të përdorun në tanë botën për me ba falas videotelefonata.

Ky përditësim ka me qenë i disponueshëm për tanë përdoruesit e Android, iPhone dhe Windows Phone.

Por, qysh funksionon? Mjafton me hapë nji dritare bisede dhe me klikue në ikonën “telefono”, dhe zgjidh mes dy mënyrave, video ose voice call, dhe përshëndetni me dorë, sepse jeni lidhë tashma.