Kjo asht sheja që kallxon se nji telefon Samsung asht origjinal

Me gjithë këto raportime mbi Galaxy Note 7, pa dyshim që tash njerëzit hezitojnë para se vendosin me ble ose jo nji telefon të tillë.

Samsung megjithëse ka njoftue zyrtarisht se tash çashtja e ‘baterisë’ asht zgjidhë, kjo kompani ka zgjedhë edhe nji metodë tjetër me i ba konsumatorët e saj me u ndi ma të sigurte për çdo blemje të Note 7.

Mbi kuti ka me qenë e stampueme germa “S” e madhe,  që simbolizon pajisjet, të cilat janë zavendësue me versionin e sigurtë të smartfonit.

Poashtu, çdo blerës mundet kontrollue numrin IMEI në bazën e të dhanave të publikueme online, për me vërtetue që pajisja e tyne ka nji bateri të re, të zavendësueme dhe të sigurtë.

samsung_safe_note_7