Kompania e njohun e telefonave nuk ka me prodhue ma smartphon’a

BlackBerry ka me ndalue prodhimin e telefonave të mençun mbas 14 vjeteve që kur kompania ka fillue prodhimin e tyne.

Fillimisht si lider në tregun e telefonave, mandej kompania ka luftue për të mbajtë ritmin e kompanive tjera rivale si Apple dhe Samsung, shkruen The Guardian.

Në Maj, shefi egzekutiv i kompanisë, John Chen, kishte thanë se ka me ba të ditun në Shtator nëse ‘the hardare business’ ka me sjell përfitime të matutjeshme.

Chen ka qenë i qartë për t’ardhmen e biznisit të telefonave të BlackBerryt, tue thanë se ai po e konsideron mbylljen e këtij sektori nëse nuk mundet me sjellë përfitime.