Kompania e njohun: Flokët kemi me i ba 3D!

L’Oreal ashr nji ndër kompanitë ma të njohuna në fushën e kozmetikës dhe të paktë janë ata që në të paktën nji rast nuk kanë konsumue nji produkt të saj.

Por, doket se kompania franceze kërkon të revolucionarizojë këtë sektor dhe me ndihmën e teknologjisë po investohet fort në realizimin e nji pajisj që a me qenë në gjendje që të printojë flokë natyralë.

Doket e pabesueshme, por hapi i parë konkret asht ndërmarrë tashma. L’Oreal ka nënshkrue nji marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Poietis, e famshme për ndërtimin e nji printeri me lazer që dyfishon ‘objektet’ me bazë qelizore.

L’Oreal thotë se kjo teknikë nuk asht përshtatë ende për flokët dhe që kjo të realizohet kanë me u dasht të paktën edhe tri vjet.

“Nëse arrijmë që të bio-printojmë nji kime floku, atëherë dkemi me mujt me mësue shumë ma shumë mbi misteret e rritjes dhe të ranies së flokëve”, tha për BBC, Jose Cotovio, kreu i Qendrës Kërkimore të kompanisë franceze.