Kompania ma e madhe amerikane e avionëve i qet prej pune 4.500 punëtorë

Prodhuesi ma i madh i avionave në botë – Boeing, planifikon me i shkurtue mbi 4,500 vende pune deri në mes të vitit, për me i zvogëlue shpenzimet.

Nji zadhënës i kompanisë ka thanë se 1,600 pozita kane me shkue përmes shkurtimeve vullnetare, ndërsa qinda drejtues e menaxherë pritet me humb punën.

Kompania ka thanë se shkurtimet janë përgjigje ndaj kërkesave ma të vogla për avionat e saj.

Humbja e kompanisë amerikane ndodh për shkak të rivalit Airbus.