Konfirmohet: BMW hyn në tregun e kerreve me hidrogjen (Foto)

Kompania prestigjioze gjermane e kerreve, BMW, ka hy në nji treg të ri.

Anëtari i bordit, Klaus Frohlich ka konfirmue se BMW’ja ka hy në tregun e kerreve me hidrogjen, Hydrogen Fuel Cell, tue premtue se kanë me sjellë nji kerr të tillë në fillim të dekadës së ardhshme.

Frohlich ka njoftue se në fillim ka me i prodhue veturat me hidrogjen në nji numër të kufizuem, për shkak të infrastrukturës së dobët në botë për kerre të tilla, por ma vonë BMW ka me prodhue ma shumë kerre të këtij lloji.