Konfirmohet, shumë shpejt n’treg LaFerrari Spider

laferrari.jpg

Shefi i Fiat Chrysler Automobiles, Sergio Marchionne, konfirmoi se kompania e tij ka me ofrue nji model LaFerrari Spider.

Në nji intervistë për “Automobile Magazine”, Marchionne tha se LaFerrari Spider asht i pashmangshëm.
Marchione refuzoi me fol për modelin, por thotë se tashma ka shume njerez që duen me ble nji model të tillë.

LaFerrari Spider pritet me qenë i limituem në 150 deri 200 njësi, dhe ka me pase 6.3-litërsh V12.

laferrari1