Korea Veriore lanson nji raketë, por çka ndodhi?!

Ushtria e Shteteve të Bashkueme thotë se Korea e Veriut ka krye nji provë të pasuksesshme të lansimit të nji rakete balistike.

Nisja nga Pheniani përfundoi në dështim, mbasi predha thuhet se shpërtheu menjiherë mbas nisjes.

Raketa e lansueme e tipit Musudan llogaritet të ketë gamë prej 4 mijë kilometrash, që asht mjaftueshëm për të goditë Korenë e Jugut, Japoninë dhe territorin amerikan të Guamit.

“Na fuqishëm dënojmë këtë provë dhe provat e tjera të kryeme së fundi nga Korea e Veriut, të cilat shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB’s, të cilat në mënyrë të qartë ja ndalojnë Koresë së Veriut të lëshojë raketa dhe të përdorë teknologjinë e raketave balistike”, ka thanë zadhënësi i Pentagonit, Gary Ross, shkruen rel.