Kosmodromi i ri. Rusia leshon raketën e parë

putin

Rusia ka leshue raketën e parë nga kosmodromi i ri, Vostoçni, me nji ditë vonesë për arsye teknike.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka udhëtue në rajonin e Lindjes së Largët për të pa nga afër ngjarjen.

“Përkundër deshtimeve, Rusia mbetet lider botnor për lansimet në hapësinë”, ka thanë Putin.

Raketa Sojuz ka bart sot tre mikrosatelitë n’orbitë.

Baza e re e nisjes së raketave në Vostoçni asht cilësue nga Kremlini si hap i madh përpara, pamvarësisht vonesave të shumta në ndërtim dhe buxhetit prej 6 miliardë dollarësh.

Ajo shihet si mjet për të zvogëlue mvarësinë e Rusisë nga kosmodromi në Kazakistan.

Rusia ka pague qira për përdorimin e këtij kosmodromi në vlerë prej 115 milionë dollarësh në vit që nga rania e Bashkimit Sovjetik.