Kqyreni çka ndodh në veç 7 minuta kur trenat japonezë mbërrijnë në stacion

Shprehja e përdorun për të përshkrue atë që ndodh asht “ 7 minuta mrekulli”. Siç mund ta vini re në video, kur nji tren japonez mbërrin në stacion, punonjësit duhet të kontrollojnë të gjithë trenin në mënyrë që ta pregaditin për t’u nisë në kushtet e duhuna.

Ma e pabesueshmja asht fakti se, çdo gja bahet mbrenda 7 minutash. Nji punonjës kujdeset për nji vagon që përbahet nga 100 ulëse. Për çdo kontroll të ulëses duhen 12 sekonda. Hapi i rradhës ka të bajë me kontrollin nëse dikush ka harrue ndonji valixhe.

Në veç 7 minuta, këta persona arrijnë ta lanë trenin në kushtet optimale, tue sigurue pasagjerët. Mbas kësaj pune, për japonezët udhëtimi me tren asht mase i kandshëm.