Kqyreni qysh kanë me qenë telefonat në të ardhmen

Nji herë sa ma të vegjel, mandej sa ma të mdhaj, të mençun me “Touch” e me “Apps”. Kohët dhe kërkesat e tregut kanë qënë të ndryshme për telefonat, por cili ka me qenë drejtimi që ka me marrë tregu në të ardhmen e afërt.

Shumë ndyshime e risi priten prej prodhuesve të këtyne pajisjeve, si në koncept dhe në cilësi. Lenovo, nji nga firmat prodhuese të smartphone’ve po teston nji koncept të ri. Përthyemjen dhe tendosjen. Nëse dikush ndonjiherë nuk di ku me vendosë telefonin e tij, ai mundet me lakue ate e me përdorë si orë, siç kallxon video.