Kqyreni qysh asht nji ditë në aeroportin ma të mirë në botë (foto,video)

Jo krejt aeroportet janë krijue njisoj. Në fakt, aeroporti Changi në Singapor, ndryshe nga aeroportet e tjera nëpër botë, ka mbrenda tij, nji bazen, nji kopsht kaktusi, dy kinema 24 orëshe free dhe nji ujëvarë 6 metra të gjatë për me e “zbutë” shpirtin tuej të lodhun.

Kjo video e montueme me teknikën e timelapse kallxon nji ditë mbrenda “aeroportit ma të preferuem në botë,” që jo badihava fitoi çmimin e parë në World Airport Awards 2016, shkruen Telegraph.

changi_pool-large1476967692 topiary_display_-_trojan_horse-large1476967690