Krijohen bateritë që nuk prishen kurrë

Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë e kanë zhvilluar nji teknologji të baterive që e rritë në mënyrë të konsiderueshme jetëgjatësinë e tyne, pa pase nevojë me u zavendësue ndonjiherë.

Tu’ e ba nji ndryshim të thjeshtë në to, ma të holla dhe me nanotela që janë mija herë ma të hollë se nji fije e flokut, hulumtuesit ishin në gjendje me krijue nji bateri që mundet me shkue 200,000 herë në rimbushje pa e humb kapacitetin – tue nënkuptue se ato nuk kanë nevojë me u zëvendësue.

Bateritë moderne me litium kan me dale shumë shpejt prej përdorimit, për shkak të pamundësisë për me marre shume energji gjatë procesit të mbushjes.