Kujdes: 11 gjanat që duhet me i fshi menjiherë nga Facebook

Me mbi 1.49 miliardë përdorues, Facebook asht nji prej rrjeteve sociale ma me ndikim në botë. Por, përballë nji rrjeti kaq të fuqishëm duhet me kallxue kujdes me mënyrën se qysh bashkëveproni me te.

Këto janë 11 informacionet që duhet me i fshi sa ma parë nga rrjeti social.

Ditëlindja

Ditëlindja asht nji detaj i randësishëm rreth nji individi, ashtu si emni dhe adresa e shtëpisë, me anë të së cilave njerëzit munden me pas qasje ma lehtë në llogarinë tuej bankare dhe detaje personale.

Numri i telefonit

Rasti ma i mirë asht që me ju marrë në telefon nji admirues/e, ndërsa ai ma i keq, asht që me ju përndjekë.

Pjesa ma e madhe e “miqve” tuej

Profesori i Psikologjisë në Oxford, Robin Dunbar, përllogarit se njerëzit munden me mbajtë rreth 150 marrëdhanie të qëndrueshme. Mbasi vëzhgoi 3375 përdorues të Facebook, Dunbar zbuloi se pjesa ma e madhe e miqve ishin thjeshtë për numër. Ndaj, mbani sa ma pak miq në rrjetin social, me të cilët mundeni me pasë nji bashkëveprim të shnetshëm.

Fotografi të fëmive/pjesëtarëve të vegjël të familjes

Bani vetes këtë pyetje: Çfarë lloj informacioni dojnë fëmitë me i pa rreth vetes në internet në të ardhmen? Brezat e maparshëm nuk kishin nevojë me mendue këtë, por me zhvillimin e internetit dhe rrjeteve sociale, kjo po kthehet në nji pyetje të randësishme.

Shkolla që ndjekin të vegjlit

Simbas nji raporti britanik, numri i ngacmimeve seksuale asht rritë përgjatë vitit të fundit.

Vendndodhja

Shërbimi i vendndodhjes ofrohet në telefonat Android dhe iPhone.

Në 2015’ën TechCrunch raportoi se mbi 500 milionë përdorues futeshin në Facebook vetëm nëpërmjet telefonit, që do me thanë se i njajti numër ka potencialin për me nda vendndodhjen në internet dhe kushdo që dëshiron me ju ba keq e ka lehtë me ju gjet1ë.

Shefin tuej

Kjo asht klasike. Facebook asht rrjet social dhe përdoret kryesisht për me u relaksue dhe për me u shprehë lirshëm. Por, shefi juej mundet me pa gjithçka, ndoshta edhe gjana që nuk duhet.

Mos bani tag vendndodhjen tuaj

Njerëzit e harrojnë që me ba “tag” vendndodhjen kur janë në shtëpi zbulon adresën e tyne.

Kur dhe ku keni me shkue në pushime

Simbas faqes “This is Money”, ata që grabiten gjatë kohës që janë me pushime munden që mos me përfitue nga siguracioni nëse kanë postue në rrjete sociale planet për pushime.

Statusi i lidhjes

Nëse doni me festue nji lidhje të re, mos e bani këtë në Facebook. Lidhja mundet mos me funksionue dhe ndryshimi i statusit nga “në nji lidhje” në “single” ka me ju ba me u ndie ma keq se ç’duhet.

Detaje të kartës së kreditit

Kurrë! Nuk asht kurrë ide e mirë.