Kujdes, Facebook mendet me zbulue kur ju kqyrni…porno!

Nji moment intim, si ndjekja e videove porno në kompjuter asht nji detaj që nuk duhet shfaqë thuejse kurrë dhe mundësisht mos me lanë sheja që dikush tjetër me mujt me zbulue atë, por Facebook mundet me zbulue këtë falë sistemit të saj të gjurmimit në faqe.

Facebook ka si synim me ju ofrue përdëruesve të saj reklama të shijeve apo zakoneve të tyne. E për me ba këtë ajo gjurmon tana lëvizjet e tyne online.

Ajo përdor sistemin e tij të Like, Share, por edhe regjistrimet në faqe të ndryshme nëse regjistroheni me anë të Facebook.

Prandaj kini kujdes kur vizitoni faqe të tilla, mbyllni më parë “Facebook” për me qenë ma të sigurtë.