Kujdes nga ky opcion i Facebook

Facebook numëron 1.79 miliardë përdorues aktivë në muej. Kjo don me thabë se prindët, familjarët, eprorët dhe njerëz të tjerë të zakonshëm kanë shumë gjasa që po e përdorin gjithashtu rrjetin social.

Ndaj asht shumë e randësishme që të filtroni audiencën, nëse nuk doni që me u futë në telashe apo m’i kallxue të tjerëve ma shumë se sa duhet.

Megjithatë, egziston nji detaj i vogël që keni mujt mos me vnue re, kur vjen puna te privatësia në Facebook.

Nëse ndodh që të postoni nji artikull që ka nji audiencë të madhe, siç mundet me qenë nji ngjarje me përmasa ndërkombëtare, postimi juej ka me ndryshue privatësinë në “Public”.

Dhe kjo nuk ndryshon, por nga ky moment e tutje, çdo gja që postoni ka me u nda me publikun e gjanë, edhe me ata që nuk i keni miq.

“Ky opcion mban mend audiencën me të cilën e keni nda herën e fundit diçka që keni postue dhe përdor të njajtën audiencë kur shpërndani diçka tjetër, në rast se nuk e ndryshoni. Për shembull, nëse keni zgjedhë “public” për nji postim, edhe postimi i radhës ka me qenë i tillë. Ajo që duhet me ba asht me ndryshue opcionin e privatësisë, nëse nuk dëshironi që të tjerët me i pa postimet tueja”, sqaron Facebook.

Kur ndryshoni manualisht opcionet e privatësisë, qoftë nji postim individual, kjo ka me u aplikue edhe në postimet në të ardhmen.

auto_facebook-1_1480454663-2383981480456571