Kur e krijon të dashunin tand perfekt në telefon (video)

Rritja në internet e lojnave që në thelb kanë romancën, apo aplikacionet e këtij lloji po krijojnë iluzionin se i dashuni perfekt ndodhet mbrenda telefonit. Ky fenomen po vnohet re ma së shumti në Japoni.

Kur 22 vjeçarja Ayumi Saito u nda nga i dashuni i saj, ajo nuk gjeti ngushëllim tjetërkund, përveçse me nji aplikacion që shkarkoi në telefon, i cili jep tana opcionet për me krijue të dashunin tand virtual.

Ajo u kthye në nji nga miliona gratë e tjera japoneze, që intimitetin po ja lajnë në dorë fantazisë dhe personazheve virtuale në smartphone’t e tyne.

“Kur isha e lodhun në fund të ditës, para se me shkue me flej, ndihesha aq e lehtësueme kur ndigjoja fjalët e tij të ambla”, thotë Ayumi Saito.