Kush e merr këtë procesor bahet telefoni ma i fuqishëm

Procesori “Snapdragon 821” tashma asht gati nga “Qualcomm”, dhe, meqë asht ma i shpejti që egziston, edhe telefoni i parë që e përdor merr automatikisht titullin e celularit ma të fuqishëm në botë.

Sigurisht që gjatë vitit “Snapdragon 821” ka me u përdorë dhe nga telefona të tjerë, por i pari që e përdor asht “Asus Zenfone 3 Deluxe”. Asus kishte thanë që ka me hedhë në treg me “Snapdragon 820”, por mbasi “821’shi” doli dje, ata nuk pritën gjatë për me marrë.

Ky telefon ka 6 GB Ram, (aq sa dhe Oneplus 3, por Oneplus ka Snapdragon 820), si dhe ekran 5.7 inç 1080p, kamera 23 megapiksel, bateri 3000 mAh, si dhe USB-C 3.0.

procesori telefoni