Kush klikon në profilin tuej në Facebook? Zbulone kështu

Krejt jeni kuriozë me dijtë se kush nga miqtë tuej në Facebook, e sheh ma shumë profilin tuej. Për këtë egziston nji metodë shumë e thjeshtë për me zbulue.

Mjafton me shkue te profili juej, me klikue me tastieren e djathtë të mouse dhe me zgjidh opcionin “View page source”.

Mandej shtypni Ctrl+F. Në kutizën që ka me dalë në të djathtë nalt, shkrueni “InitialChatFriendsList”. Ju dalin disa numra që munden me ju dokë të pakuptimtë. Kopjoni nji prej tyne, pa shtesën në fund që mundet me qenë (-1) ose (-2), dhe rikthehuni në profilin tuej me ba “Paste” në krye, mbas adresës facebook.com.

Menjiherë ka me ju dalë profili i personit që ka vizitue profilin tuej.