Kush po don me kolonizue Marsin?

“Kemi me jetue në Mars që në vitin 2027”, ka deklarue me pompozitet holandezi Bas Lansdorp, shefi i kompanisë “Mars One”, e cila me të madhe asht në kërkim të njerëzve që janë të gatshëm që të vdesin në planetin e kuq.

Tashma vonë, miliarderi jugafrikan, Ilon Mask, ka ba publike planet për shkuemjen e njerëzve në Mars, kurse kompania amerikane “Boeing” menjiherë ka ba me dije se ka me tejkalue Maskun.

Në anën tjetër, “Mars One” asht nji organizatë shumë ma e vogël, por me ambicie të mëdha. Ajo planifikon që, as ma pak e as ma shumë, ta ndërtojë koloninë e parë të njerëzve në Mars.

“Shkojmë me mision të kolonizimit të përhershëm”, ka deklarue Lansdorp për CNN. Ai thotë se udhëtimi deri në Mars ka me zgjatë shtatë muej.