Ky asht avioni i t’ardhmes, qe sa kilometra shkon!

Projektuesi spanjoll, Oscar Vinals, ka sjellë projektin e fundit për nji avion të së ardhmes.
Simbas mediave nderkombëtare, Vinals ka hedh për diskutim projektin me emnin “Flash Falcon”.

Bahet fjalë për nji mjet fluturues me dy kate, me krahë dy herë ma të gjatë dhe motorë radioaktivë dy herë ma të fuqishëm se Concorde.

“Flash Falcon” mund të kapë shpejtësinë “Mach 3”, ose 3700 kilometra n’orë, tre herë ma shpejt se shpejtësia e zanit dhe do të përgjysmonte kohën e udhëtimit nga Londra në New-York.

Simbas projektuesit, avioni do të ketë nji kapacitet prej 250 udhëtarësh dhe kabina të veçanta për ata që dëshirojnë qetësinë gjatë udhëtimit.

Gjithashtu asht projektue për me u ngrit dhe zbrit edhe vertikalisht.

 

2-avioni

 

3-avioni

 

4-avioni