Ky asht dysheku që ju lajmëron nëse ju tradhton partneri

dysheku

Lajme të këqija për të gjithë tradhtarët në të gjithë botën.

Në Spanjë asht prodhu nji dyshek i zgjuem, i realizuem me objektivin e saktë për të zbulue tradhtitë.

I pajisun me sensorë që arrijnë të zbulojnë lëvizjet dhe llojin e presionit mbi të, ky dyshek dergon nji mesazh në celularin e përdoruesit në momentin që “zbulon” diçka jo normale.

Në video prezentimi i këtij dysheku, kompania që e prodhon paralajmëron:

“Të takosh njerëz të rijë sot asht gjithmonë e ma e thjeshtë dhe tradhtia asht nji fenomen në rritje”.
Më pas kjo e fundit nënvizon se “I rehatshëm gjatë natës dhe i “sigurtë” gjatë ditës. Nëse partneri juaj nuk asht besnik, dysheku asht”.

Simbas nji zadhanësi të kompanisë spanjolle, ky dyshek asht real dhe pse në fazë prodhimi dhe ka shumë kërkesa për këtë produkt.